“Bisha” e re britanike 4×4 testohet në terrenin e Kosovës [video]

Konkurrencë kryesore INEOS Grenadieri e ka rivalin e tij britanik, Land Rover. Dy brendet tani po konkurrojnë në sektorin e veturave ‘off-road’ dhe 4×4.
Se a ishte thjesht një manovër publicitare apo interesim i vërtetë, James Cowan, një gjeneral-major britanik në pension, u citua të thoshte: “Për dekada Land Rover-ët na kanë shërbyer mirë neve dhe ushtrisë britanike, por flota jonë duhet të zëvendësohet”.
Për të testuar qëndrueshmërinë e Grenadierit, firma testoi versionet më të fundit të makinës në terrenin e pjerrët dhe të thyer të Kosovës. Test makinës i është bërë edhe në rrugët e kodrat e Skocisë. Grenadieri performoi jashtëzakonisht mirë në këto rrugë të vështira.
Makina pritet të dalë në treg për publikun e gjerë. E ndërtuar në një ish-fabrikë të veturave Smart në Hambach, France, “bisha” e parë pritet të dalë në treg shumë shpejt me një çmim që nis nga 60,950 euro.



