
Emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier po qëndrojnë në Mitrovicën veriore.
Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak dje janë takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Takime emisarët patën edhe me përfaqësues të opozitës.
Në një konferencë për media Escobar dhe Lajçak deklaruan se nuk presin përshkallëzim të situatës më 1 shtator kur edhe pritet të fillojnë së zbatuari vendimet e Qeverisë së Kosovës për targa dhe letërnjoftime../KSP



