“Unë i qëndroj asaj që kam thënë që edhe gjatë fushatës, që Tetova nuk është vetëm një komunë, Tetova nuk është vetëm një qytet, është për tej kësaj, të paktën kështu duhet të jetë. Kam dëgjuar që kanë qarkulluar zëra dhe informacione nëpër portale, po është e vërtet. Unë nga ky moment jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Sela.
Sela njoftoi se partia do të mbajë Kuvendin Qendror, ku pritet të emërohet ushtruesi i detyrës kryetar i partisë. I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryetarë sërish, Sela tha se këtë nuk e lejon statuti i partisë, ndërsa pohoi se bashkë me dorëheqjen e tij “pushon së funksionuari edhe kryesia e partisë”, e zgjedhur nga ai. /tv21.tv


