
Zëvendësshefi i shtabit zgjedhorë në ALTERNATIVËS në Tetovë, Gazmend Aliu përmes një press konfetence për media ka akuzuar komunën e Tetovës për mënyrën e trajtimit të qenëve endacak sidhe për mënyren e tenderimit, shkruan Top24.
Aliu ka akuzuar komunën e Tetovës se tnederi për trajtimin e qenëve endacak i është dhënë një shoqate joqeveritare e cila sipas AAA-së as nuk është e liçencuar dhe as nuk ka të regjistruar strehimore.
“Të nderur qytetarë, siç e dini komuna e Tetovës ka realizuar një tender për trajtimin e qenve endacak. Jemi këtu që të ngrisim zërin dhe të pyesim publikisht komunën e Tetovës. Fakti që ky tender është fituar nga një organizatë joqevritare. Ashtu siç u raportua se shoqata që ka fituar këtë tender nuk ka të regjistruar strehimore për kafshët në agjesnionin për ushqim dhe vetinari, pyesim komunën se ku do të trajtohen qentë dhe ku do të përfundojnë këto pare” tha Gazmend Aliu, përjellë Top24.
Kujtojmë se një ditë më parë në emisionin ClickPlus, mjeku dhe kandidati i BDI-së, Liridon Disha ka akuzuar institucionet për helmimin e qenëve endacak në Tetovë.



