
Rektori i Universitetit Nënë Tereza në Shkup, akademik Izet Zeqiri ka njoftuar se nga 25 gushti do të filloj regjistrimi i studentëve në UNT, ndërsa për vitin akademik 2022/2023 do të pranohen gjithësej 1255 kandidat, shkruan Top24
“Kanë ngelur edhe gjashtë ditë deri në fillimin e regjistrimit për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të studiojnë në platformën akademike që ofron Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. UNT për vitin akademik 2022/2023 pranon gjithsej 1255 kandidatë. Pranimi i dokumenteve fillon nga data 25 Gusht 2022 dhe mbaron më 31 Gusht 2022.”shkruan rektori Zeqiri, përcjellë Top24



