
Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.
Koreja e Veriut ka pritur me zemërim njoftimin për këto stërvitje, pasi i konsideron si stërvitje për pushtim. Koreja e Veriut nuk ka testuar raketa lundruese – që janë të ndaluara sipas sanksioneve që Kombet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Phenjanit – që nga janari, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Koreja e Veriut ka kryer një seri testimesh që nga janari, përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që Veriu testoi një raketë të këtij lloji.
Zyrtarët në Uashington dhe Seul kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë atë që mund të jetë testi i shtatë bërthamor.



