Aston Martin DBR22, vetura që kushton 2.1 milionë euro

Një veturë mahnitëse e Aston Martin me dy ulëse që do të arrijë shpejtësi maksimale prej 320kMh dhe që do të ketë çmim prej 2.1 milion eurove është prezantuar sot nga marka legjendare britanike.
DBR22 i ri, me një motor të fuqishëm 5.0 litërsh V12 me naftë, vije si një “përshëndetje” e fundit e dhe e fuqishme për motorin tradicional me djegie të brendshme, dhe si një “përshëndetje me dy gishta” për liderët politik të cilët po përgatiten ta shpallin atë të jashtëligjshëm nga viti 2030 në favor të motorit elektrik, raporton Daily Mail.
Përderisa çdo veturë pa çati mund të duket si një opsion jo praktik, DBR22 është super vetura m super vetura më e fundit pa çati e cila prodhohet nga njëri prej “lojtarëve më të mëdhenj” të sektorit automobilistik për klientët që jetojnë në vendet ku mbizotëron klima diellore dhe që janë të “lumtur” të ngasin vetura me motorë “të egër”.
DBR22 i ri 22 është vetura e parë e Aston Martin që përdorë teknika të printimit 3D për të krijuar pjesë të kornizës së saj dhe është krijuar për ta festuar divizionin e markës të quajtur “Q by Aston Martin” e cila përdorë të njëjtën shkronjë të koduar të personazhit të koduar “Q” nga librat dhe filmat James Bond, i cili është i njohur për krijimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë për “agjentin 007”, duke përfshirë këtu edhe veturat. /Telegrafi/







