
Shefi i shtabit zgjedhorë të ALTERNATIVËS në Tetovë, Majan Vejseli në një prononcim për Top24 ka theksuar se fitorja e ALTERNATIVËS do të jetë suprizuese dhe se do të thej çdo mit të të “mëdhenjve” dhe të “fortëve” shkruan Top24.
“Falemnderit për mundësinë, transparencën që po tregoni si media. Jemi në ditët më të nxehta të kampanjës dhe pa dyshim jemi shumë të entuziazmuar për mikëpritjen Tetovare, për çdo banorë në veçanti pa dallim nëse mbështet ALTERNATIVËN ose jo. Ju them me bindje se 20 gushti do të dëshmoj se Tetovarët kanë ALTERNATIVË dhe ngadhënjimi i ALTERNATIVËS do është falë bashkëpunëtorëve dhe mbështetjes së kolegëve të mi në AAA dhe pa dyshim e Tetovarëve. I siguroj Tetovarët se këto zgjedhje do ta thejnë mitin e të qenurit parti e madhe dhe do ta prishin përfundimisht atë drazën parti e fortë sepse këto zgjedhje do të kenë qytetarët ALTERNATIVË për Tetovën. 20 gushti do të dëshmoj se ALTERNATIVA do të jetë faktori kryesor për komunën e Tetovës dhe padyshim do të dëgjojmë zërin e qytetarëve” tha Majan Vejseli shef i shtabit zgjedhorë të Alternativës, përcjellë Top24.



