LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE, 21 vite pas MO-së nuk kemi përfaqësim të drejtë dhe adekuat por edhe por edhe është devijuar

Është fakt se Marrëveshja e Ohrit mundësoi paqen, por ajo që Marrëveshja e Ohrit nuk mund të parashikonte është krimi, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, duke e drejtuar gishtin drejt BDI-së.

“20 vjet, e njëjta elitë politike e vjedh popullin e vet. Sot e shihni se shqiptarët jetojnë të palumtur njëjtë si maqedonasit. Maqedonia ka Marrëveshje kornizë, por nuk ka të ardhme evropiane. Ka Marrëveshje kornizë, por Tetova nuk ka ujë për pije, Haraçina nuk ka kanalizim. Maqedonia ka Marrëveshje kornizë por të rinjtë shqiptarë dhe ata maqedonas shpërngulen. Ky është dështimi i këtij pushteti. Nëse nisemi nga kjo, nuk ka vend për festë, por për përgjegjësi”.- tha Mile Lefkov, deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Edhe Aleanca për Shqiptarët me kritika. Shkruajnë se për Marrëveshjen e Ohrit shumë të rinj e të reja sakrifikuan me jetën e tyre, shumë vendbanime u dëmtuan rëndë dhe ende ndjejnë pasojat, por sot 21 vjet pas nënshkrimit, sipas ASh-së ende nuk është arritur qëllimi në asnjë nga shtyllat e këtij dokumenti, ndërsa në disa prej tyre kemi regres. Akuzon BDI-në për dështim në këto dy dekada.

 

“Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, jo vetëm që nuk është arritur, por edhe është devijuar dhe zëvendësuar me përfaqësim partiak në pozicione të larta dhe kyçe për sistemin. Sot nuk ka jo vetëm barazi mes popujve, por nuk ka as drejtësi individuale për qytetarët. Në sferën ekonomike, jo vetëm që është rritur varfëria, por është thelluar edhe diskriminimi në ndarjen buxhetore në baza etnike. Sot shqiptarët janë me probleme financiare, ndërsa vetëm pushtetarët janë bërë milionerë. Mosimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe frymës së saj ka sjellë rritjen e krimit dhe korrupsionit, kryesisht në dëm të qytetarit shqiptar.”- kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët.

Përndryshe, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes, në vitin 2004 u krijua Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i cili më vonë u shndërrua në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, me të cilën tani udhëheq Artan Grubi, i cili përmes në urimin e tij shkroi se Marrëveshja Paqësore e Ohrit është gurëthemeli i të gjitha të arriturave demokratike të vendit dhe se mjafton vetëm të reflektohet mbi realitetin për të kuptuar impaktin e jashtëzakonshëm të këtij dokumenti që nuk lejoi fundosjen tonë në humnerën e stagnimit dhe shkatërrimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close