
Aleanca për Shqiptarët për 21-vjetorin e Marrëveshjens së Ohrit shkruanky dokument bëri kthesë në vendin tonë duke sakrifikuar dhe jetën e shumë të rinjve. Por, sipas ASH-së, sot 21 vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ende nuk është arritur qëllimi në asnjë nga shtyllat e këtij dokumenti, ndërsa në disa prej tyre kemi regres.
Reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët për Marrëveshjen e Ohrit:
Sot 21 vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ende nuk është arritur qëllimi në asnjë nga shtyllat e këtij dokumenti, ndërsa në disa prej tyre kemi regres. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, jo vetëm që nuk është arritur, por edhe është devijuar dhe zëvendësuar me përfaqësim partiak në pozicione të larta dhe kyçe për sistemin. Sot nuk ka jo vetëm barazi mes popujve, por nuk ka as drejtësi individuale për qytetarët. Në sferën ekonomike, jo vetëm që është rritur varfëria, por është thelluar edhe diskriminimi në ndarjen buxhetore në baza etnike. Sot shqiptarët janë me probleme financiare, ndërsa vetëm pushtetarët janë bërë milionerë. Mosimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe frymës së saj ka sjellë rritjen e krimit dhe korrupsionit, kryesisht në dëm të qytetarit shqiptar.
21 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, partia në pushtet BDI, mburret me migrimin e të rinjve dhe me investimet e pakta të afaristëve privat, duke tentuar të vjedh mundin dhe sakrificën e tyre, thuhet në kumtesën e ASH-së.



