LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Profesori Universitetit të Tetovës, sugjeron Kurtin të mos lejoj shaminë në Shkolla

Profesori i universitetit të Tetovës, prof.Dr. Zeqirja Rexhepi përmes një postimi ka dalur kundër mbajtjes së shamisë në shkolla madje ka sugjeruar kryemiistrin kurti që të mos e lejoj një gjë të tillë, shkruan Top24.

Në postimin e tij të cilin profesori i fshiu pak minuta pas publikimit shkruan

“Në qoftë se Albin Kurti e lejojn shaminë në shkolla, është më mirë të shkojë nga skena politike” shkruan prof.Dr. Zeqirja Rexhepi në postimin e tij të cilin e ka fshirë.

Ndryshe në një postim tjetër profsori Rexhepi sqaron se si antishqiptarët mundohen të na godasin në pjesën ku ne jemi më të ndjeshëm atë të aspektit fetarë.

“Mos të harrojmë se beteja për mbijetesë si komb është kryer, por “lufta historike” nuk ka përfunduar!

Doktrina pansllaviste do të përpiqet në çdo mënyrë, duke mos zgjedhur mjete, të na armiqësojë me Perëndimin, duke na prezantuar si anti-perëndimor. Në këtë kontekst, do t’i godasë pikat tona të dobëta: sekuencat tona fetare, duke shkaktuar përçarje brenda kombëtare.
Kombi shqiptar qëndron mbi tri shtylla fetare: myslimane, ortodokse dhe katolike. Rilindasit kombëtarë e kanë pasur parasysh “pikën e dobët” shqiptare, mirëpo kjo është pasojë e të kaluarës sonë dhe këtu nuk mund të ndryshohet asgjë! Andaj, kur hapen tema fetare (pra edhe çështja e shamisë), do të duhet të mendojmë me mendje të arsyeshme – çfarë dhe kë “prekim” ne kur kërkojmë diçka, në emër të lirisë?!
Me respekt, për të gjithë miqtë,
Prof. Dr. Zeqirja REXHEPl” shkruan ai Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close