
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi nesër do të merr pjesë në ndarjen e Certifikatave për pjesëmarësit në Shkollën për Lider të rinj “Peace Forum Dialogue” që organizohet në kuadër të 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, kështu njoftojnë nga kabineti i tij.
Ju njoftojmë se nesër (e Premte, 12.08.2022), Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi do të merr pjesë në ndarjen e Certifikatave për pjesëmarësit në Shkollën për Lider të rinj “Peace Forum Dialogue” që organizohet në kuadër të 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ndryshe, në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për herë të parë organizon Shkollën për liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”. Përmes Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”, u jep mundësi pjesëmarrësve të rinj të përfitojnë informacione lidhur me funksionimin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, integrimi, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarvëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore gjithashtu do të jenë pjesë ligjëratave që do të mbahen në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”. Qëllimi i Shkollës për Liderë të rinj është përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë.



