LajmeMaqedoniTopLajm

“JEPI ZË RINISË”, Tetova në prag të nryshimit të madh, ndihmo edhe ti për rilindjen e qytetit

Nën ethet e garës dhe në prag të ndryshimit, të rinjtë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët po punojnë fort për besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 20 gushtit.

Tetova është një ndër vende më të dashura, mirëpo keq qeverisja dhe menaxhimi jo profesional i bërë nga zyrtarët gjatë viteve të fundit e ka kthyer atë në një vend i cili shumë pak të ofron.

Të rinjtë janë çelsi i ekonomisë të çdo vendi, mirëpo nëse bëjmë një shëtitje rrugëve të qytetit dhe rrethinave do të vemë re që rinia ka braktisur vendin e tyre , pasi mundësitë e punësimit janë zero, shkruan news33.tv.

Prej ditësh Aleanca për Shqiptarët ka prezantuar projektin për një Tetovë sa më pranë asaj europiane dhe për një Tetovë e cila do të mbajë të rinjtë në atdheun e tyre.

Jo më kot dhe slogani që ASH ka zgjedhur për këto zgjedhje është “Jepi zë rinisë”, pasi rinia është shpresa dhe e ardhmja e një vendi. Por, që Tetova të lulëzojë sërish, të ç’prangoset dhe të lërë mbrapa korrupsionin dhe personat të cilët e mbajnë atë të shtrenguar, atëhere duhet kthyer rinia në atdheun e tyre dhe për të rikthyer rininë duhet votuar nr.7. /News33.tv

Related Articles

Back to top button
Close
Close