LajmeMaqedoniTopLajm

Zyrtarisht fillon Shkolla për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”/ Grubi ju uron punë të mbarë

Zëvendëskryeministri i parë shqiptar Artan Grubi, përmes një postimi në fb ju uroi punë të mbarë dhe çaste të këndshme të gjithë pjesëmarrësve në “Peace Forum Dialogue” në Mavrovë e cila filloi sot. TOP24

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 21-të të Marrëveshjes së Ohrit, filloi sot zyrtarisht Shkolla për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” në Mavrovë.

Mbi 60 pjesëmarrës të rinj dhe të reja u bënë pjesë e këtij projekti që e iniciuam dhe nga ligjerues eminent do të kenë mundësi të fitojnë njohuri të reja rreth aspektit përmbajtësor të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.

Vëmendje më të madhe do t’ju kushtohet tematikave të demokracisë konsensuale, kohezionit social, barazisë, politikave paqësore, parimeve të qeverisjes së mirë dhe impaktit të këtyre dokumenteve mbi integrimin e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Ju uroj punë të mbarë dhe çaste të këndshme të gjithë pjesëmarrësve! “Shkruan Grubi, përcjell TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close