LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti viziton Shoqatën e Pensionistëve të Tetovës

Përmes një postimi në fb bartësi i listës Faton Ahmeti njofton se sot ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve, shkruan Top24.

“Sot vizituam shoqatën e pensionistëve të Tetovës dhe përpara tyre prezantuam listën dhe zotimet tona programore për Tetovën.
Problemet dhe nevojat që ata kanë janë shumë modeste dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Ata kërkuan më shumë kujdes ndaj kësaj kategorie shoqërore, më shumë hapësira të gjelbëra, qytet të pastër, si dhe ndihmë juridike, shëndetësore dhe ekonomike.
Bashkë i siguruam pensionistët se ne si shumicë e re në këshillinin e komunës së Tetovës në të ardhmen, do të angazhohemi që përfaqësues të kësaj shoqate të jenë anëtarë të jashtëm të komisionit për mbrojtje sociale në kuadër të këshillit komunal, duke siguruar më shumë inkluzion në vendimmarrjen lokale për ta.

Temë diskutimi ishte edhe rregullimi i rrugës për në Kalanë e Tetovës, si dhe vendosja e pajisjeve urbane në këtë rrugë, e cila do të mund të shfrytëzohej për rekreim nga ana e pensionistëve”. Shkruan Faton Ahmeti në fb, përcjell TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close