LajmeMaqedoniTopLajm

Maturantët e Maqedonisë së veriut, nga sot i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore

Maturantët e vitit akademik 2021/2022 që nuk e kanë dhënë provimin e maturës shtetërore në afatin e provimit të qershorit do t’i nënshtrohen dy provimeve eksterne në periudhën e provimeve të gushtit sot dhe të premten (12 gusht).

Provimi i parë i jashtëm (i detyrueshëm) është për gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsi, kurse provimi i dytë i jashtëm është me dëshirë nga lëndët: matematikë, gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht), estetikë dhe filozofi.

Qendra shtetërore e provimeve tha muajin e kaluar se rezultati mesatar i dy provimeve të jashtme të mbajtura në qershor ishte 3.78 dhe ishte më i lartë se viti i kaluar shkollor 2020/2021 kur ishte 3.61.

Në provimin e maturës shtetërore në provimin e qershorit janë regjistruar 15899 kandidatë (7135 nga shkollat ​​e mesme, 8504 nga shkollat ​​profesionale dhe 260 nga shkollat ​​artistike).

Këtë vit matura shtetërore u realizua sipas marrëveshjes me gjimnazistët, pra dy lëndë të jashtme, dy të brendshme dhe një detyrë projekti dhe sipas programeve të provimeve të shkurtuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close