Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës SBU ka thënë se ka parandaluar një seri vrasjesh me pagesë të përfaqësuesve të lidershipit më të lartë ushtarak dhe politik dhe figurave publike të Ukrainës.
Në këtë “listë”, sipas mediave të huaja, ishin të përfshirë edhe ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, si dhe kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, Kyrylo Budanov.
Si rezultat i një operacioni special me shumë faza, është thënë më tej, oficerët e SBU neutralizuan një grup të GRU.
U konstatua se grupi ishte formuar nga punonjës të inteligjencës ushtarake ruse për të kryer aktivitete subversive në Ukrainë.
Dhe ukrainasit kanë publikuar gjithashtu një video që pretendon se tregon arrestimin e vrasësve rusë.


