
Drejtori i Hekurudhuva SHA- Transport, Majan Vejseli pak ditë pasi mori detyrën përveshi mëngët për ta kthyer në binarë gjendjen kaotike të kësaj nëdrmarrje,shkruan Top24.
“Përkundër fakteve se situata duket të jetë jostabile dhe alarmante, u njoftuam që disa lokomotiva ishin jofunksionale dhe me probleme akute disavjeçare.
Andaj, pas konstatimit të gjendjes së drejtorisë, unë ju garantoj se do të jem i përkushtuar dhe i angazhuar maksimalisht që t’i tejkalojmë të gjitha anomalitë e trasuara ndërvite” tha drejtori Vejseli përcjellë Top24.
Ndryshe drjetori Vejseli më tej shton se, jam tepër i bindur, se me një angazhim serioz, me plan strategjik dhe me projekte konkrete gjendja e hekurudhave mund të përmirësohet.Top24



