LajmeRajon

Largohen barrikadat edhe në Zupç

Pas largimit të barrikadave në Rudarë, fillon të hiqet edhe një barrikadë tjetër.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, të cilët gjenden në Zupç të Zubin Potokut, raportojnë se edhe në këtë fshat në veri të Kosovës ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada nga serbët lokalë.

Fshati Zupç gjendet në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Bërnjak.

Paraprakisht, në një konferencë për media kryeministri Albin Kurti deklaroi se 9 barrikada janë të vendosura në veri të vendit.

Ai përsëriti zotimin se zbatimi i vendimeve të Qeverisë do të shtyhet kur të hiqen barrikadat.

“Presim që gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha barrikadat”, tha Kurti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close