
Ndarja nga jeta në Shqipëri si pasojë e një arresti kardiak e tregtarit të armëve Andrzej Izdebski, kthehet në një çështje ndër-qeveritare mes Shqipërisë dhe Polonisë.
“Nga informacionet që unë kam zëvendës kryeministri është vënë në kontakt me qeverinë Shqiptare. Kjo ka ardhur pas një kërkese të familjes. Jemi duke u konsultuar me palën shqiptare. Të gjitha informacionet që ngrinin dyshime janë ndarë me familjen e të ndjerit dhe qeverinë Shqiptare“, shprehet kryeministri polak.
Sipas medias polake, 13 ditë pasi Andrzej Izdebski u gjet pa jetë trupi i tij u kthye në Poloni dhe familja vendosi ta kremojë pranë varrezave të qytetit Lodz.
Tomorr Baruti administrator në pallatin ku jetonte me qira Andrzej Izdebski, i tha gazetës polake Fakt se “ në 20 Qershor, pasi nuk mundën të hapnin derën e apartamentit me çelës nga jashtë, hyri në atë banesë nga dritarja bashkë me një zjarr-fiks dhe e gjetën 73-vjeçarin të pajetë në krevat”.
Andrzej Izdebski mori me vete në botën tjetër misterin se ku shkuan miliona dollarë që ai u parapagua prej qeverisë polake për blerjen e respiratorëve.



