BotaLajme

Vritet në Ukrainë luftëtari i MMA, raportohet se kishte luftuar edhe në Kosovë

Tomasz Valentek, një luftëtar i sportit MMA, është gjetur i vrarë sot në Ukrainë si pasojë e luftimeve kundër Rusisë.

Valentek i cili njëherësh ishte edhe anëtar i Federatës së Arteve të Përziera Marciale të Polonisë, ushtronte detyrën e një ushtari amator.

Sipas biografisë së tij, Valentek kishte luftuar në Kosovë kundër serbëve dhe në luftën e Afganistanit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Federata Polake MMA.

“Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e Tomkos, i cili luftoi si vullnetar polak në Legjionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes të Ukrainës dhe vdiq aty”, thuhet në njoftimin e federatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close