
Jennifer Lopez u zhvesh vetëm me kostumin e saj të ditëlindjes teksa festoi 53-vjetorin duke shpërndarë një video seksi të saj krejtësisht e zhveshur me 219 milionë ndjekësit e saj.
Teksa promovonte produktin më të fundit të JLo Beauty, një balsam të pasmesh me çmim rreth 63 euro, superylli botëror pozoi krejtësisht nudo, ndërsa ia zbuloi botës figurën e saj tepër të tonifikuar.
Ajo vazhdoi ndër të tjera: “Sot është ditëlindja ime dhe unë po ju dhuroj një lansim speciale të balsamit të shënjestruar të të pasmeve”.
“Fuqia e JLo Beauty, tani në shitje”, tha ajo duke buzëqeshur në postimin e saj të fundit, i cili ka fituar më shumë se 836 mijë pëlqime në 14 orë.
Të enjten, nëna e dy fëmijëve për herë të parë ngacmoi se “diçka” e re po vinte në markën e saj të bukurisë pasi shpërndau vazhdimisht produkte gjatë këtij viti, duke përfshirë një pastrues, serum, hidratues dhe përforcues të lëkurës.










