
Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka thënë se lufta në Ukrainë e ka bërë djalin e saj nëntë vjeçar të dëshirojë të bëhet ushtar.
Në një intervistë për NBC, Zelenska tha se tani e vetmja gjë që djali i saj Kyrylo dëshiron të bëjë është “artet marciale dhe si të përdorë një pushkë”.
Zonja Zelenska, gruaja e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte në një vizitë në SHBA, ku ajo kishte kërkuar më shumë armë për Ukrainën.
Zonja Zelenska, e cila është gjithashtu nënë e 18-vjeçares Oleksandra, foli për gjendjen e vështirë të fëmijëve dhe prindërve të tjerë gjatë vizitës së saj në SHBA.
Gjatë një fjalimi 15-minutësh në Kongresin Amerikan të mërkurën, ajo prezantoi foto dhe video të fëmijëve ukrainas që janë vrarë ose plagosur gjatë luftës.
Një nga imazhet e përfshira ishte e Liza Dmytriyeva 4 vjeçares, e cila u vra në një sulm ajror në Vinnytsia.
Por fatkeqësisht, lufta nuk ka mbaruar, terrori vazhdon.
Duke bërë thirrje për më shumë armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, ajo tha: “Unë po kërkoj armë. Armët që nuk do të përdoren për të bërë një luftë në tokën e dikujt tjetër, por për të mbrojtur shtëpinë e dikujt dhe të drejtën për t’u zgjuar të gjallë në atë shtëpi.”



