LajmeMaqedoniTopLajm

Sela:Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka theksuar se qytetarët kanë pritur gjatë për këtë hap e në veçanti shqiptarët, shkruan Top24. Sela shkruan se Aleanca për Shqiptarët, bashkë më qytetarët, i gëzohet mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare në Bruksel për çka të gjithë bashkërisht sakrifikuam, u angazhuam dhe kontribuam për të mbushur një tjetër përcaktim tonin strategjik, pas anëtarësimit të vendit në NATO.
“Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, barazinë e qytetarëve dhe popujve, si dhe përmirësimin e standardit jetësor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Poashtu përgëzojmë edhe Shqipërinë, për këtë hap të rëndësishëm dhe i gëzohemi udhëtimit të përbashkët drejt familjes së madhe evropiane. Tani mbetet përgjegjësi e jona që të përmbushim standardet, të realizojmë reformat, të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, si dhe të instalojmë qeverisjen e drejtë dhe vlerat evropiane.
Mirënjohës pa fund edhe vendeve anëtare të BE-së që edhe përkundër sfidave të shumta, gabimeve dhe dështimeve në qeverisjet e vendit tonë, nuk u dorëzuan dhe ju hapën dyert qytetarëve drejt një shprese për të ardhmen.” shkruan Sela përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close