
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi u është drejtuar qytetarëve të vendit se Maqedonia e Veriut po fillon një kapitull të ri, shkruan Top24.
“Europa është shtëpia jonë dhe nuk kishim zgjidhje tjetër pavarësisht pengesave nëpër të cilat kemi kaluar.
Këto 20 vite, treguam se dimë të udhëheqim dhe drejtojmë procese madhore për të mirën e të gjithë qytetarëve, me përkrahje të madhe nga aleatët tanë ndërkombëtar e në veçanti nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Me vendime të guximshme dhe të mençura zgjidhëmsfida që të gjithëve ju dukeshin si mision i pamundur dhe mbyllëm çështjet e hapura dypalëshe.” shkruan Ahmeti, përcjellë Top24.
Ahmeti më tej në postimin e tij shkruan se “Rrugëtimi sigurisht që nuk ishte i lehtë, por nuk ishte edhe i pamundur pasiqë orientimi jonë drejt familjes së madhe europiane ka qenë i qartë.
Shfrytëzoj rastin që të uroj të gjithë qytetarët tanë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke ju siguruar kështu prespektivë të qartë, siguri në vend, rajon e më gjerë dhe një mirëqenie më të lartë, kështu duke menduar për gjeneratat e ardhshme.
Vazhdojmë përpara me plot guxim, vendosshmëri dhe përkushtim maksimal!”



