LajmeTeknologji

U inspiruan nga kostumet e kozmonautëve, CASIO lanson orë të re

Kompania e njohur Casio është inspiruar nga uniforma e kozmonautëve dhe kanë sjellur njëmodel të orës në stilin e uniformave të kozmonautëve.

Kompania Casio lansoi në fundjavë një model të ri të orës G-Shock me ngjyrë portokalli, e cila njihet menjëherë nga fansat e hapësirës, shkruan “Space.com”.

Ora është frymëzuar nga kostumet portokalli të pjesëtarëve të NASA-s të përdorura për ngritje, në mënyrë që ekipet e shpëtimit t’i dallojnë lehtësisht nëse anija e tyre kozmike duhet të ulet në oqean.

Faqja zyrtare e internetit thekson se fytyra e orës G-Shock përfaqëson mbulesën e zezë të helmetave që vejnë astronautët me kostum, ndërsa vija blu te numrat përfaqëson detajet me këtë ngjyrë në kostum.

Byzylyku ​​i orës është i zbukuruar me një flamur amerikan dhe në anën e pasme të kutisë ka një gdhendje të një astronauti. Edhe paketimi i orës është projektuar me të njëjtën temë, pajisja vjen në një kuti prej kallaji që përmban elementë të kostumit të NASA-s.

NASA prezantoi kostume portokalli pas tragjedisë “Challenger” në vitet 1980 dhe disa versione janë shfaqur që nga atëherë.

Kjo pajisje nuk është befasi, pasi G-Shock është një nga markat e orëve të miratuara nga NASA për përdorim në Stacionin Hapësinor. Në fakt, ky është modeli i tretë i markës G-Shock me temë NASA-n.

Ora portokalli është më e shtrenjtë se paraardhësja e saj. Kushton 170 dollarë dhe do të jetë e disponueshme vetëm për kohë të kufizuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close