LajmeSport

Barcelona-Manchester United, marrëveshje për Frenkie de Jong. Futbollisti del kundër

Fabrizio Romano ka konfirmuar informacionin se është arritur marrëveshja mes Barçës dhe Manchester United për mesfushorin holandez. Operacioni do të mbyllet për 75 milionë euro fikse, plus 10 milionë bonuse të ndryshme.

Frenkie de Jong dhe e fejuara e tij, megjithatë mbeten të bindur për të mos lëvizur nag Barcelona, por të gjithë po bëjnë presion për ta zhbllokuar këtë operacion.

Laporta dhe Mateu Alemany e shohin këtë lëvizje si thelbësore për të forcuar ekipin. Trajneri Xavi nuk e sheh holandezin si mesfushor-mbrojtës, ndërsa e konsideron të kompletuar këtë repart me nënshkrimet e Kessié, Pablo Torre dhe rikthimin e Collado.

“Djajtë e Kuq”, me trajnerin e ri Erik Ten Hag, duhet të japin shpresë te tifozët e tyre. Mesfushori holandez është nënshkrimi i dëshiruar për trajnerin e ri, i cili po bën gjithçka për ta bindur ish-lojtarin e tij tek Ajax t’i bashkohet në “Old Trafford”.

Për të gjitha këto, Chelsea mund ta thotë fjalën e fundit në këtë operacion. Në fakt, në klubin katalanas presin ende një ofertë nga skuadra londineze, që mund të jetë edhe më e lartë se ajo e përmendur më sipër.

De Jong do të ishte më i prirur t’i bashkohej Chelsea, sepse mund të luajë në Champions League. Me “Djajtë e Kuq” nuk do ta kishte këtë privilegj për sezonin e ri, sepse ata nuk janë kualifikuar. Shkak që po shtyn edhe Cristiano Ronaldon drejt largimit nag Manchester United.

Nëse mesfushori 25-vjeçar nuk do të ndryshojë mendje, atëherë Barcelona duhet të bëjë gjithçka për t’i rinovuar kontratën dhe regjistruar prurjet e reja të dëshiruara nga trajneri Xavi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close