
Ambasada amerikane në Serbi ka njoftuar sot se deklarata e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe as me aspiratat evropiane të Serbisë.
“Marrëveshja e Paqes së Dejtonit ruan paqen dhe stabilitetin. Të gjitha qeveritë dhe të gjithë presidentët e Serbisë e kanë mbështetur deri më tani. Komentet e Ministrit të Brendshëm për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe bien ndesh Integrimi i Serbisë në strukturat evropiane”, deklaroi ambasada në Twitter.
Ndërkohë, Vulin deklaroi se e vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet.



