
,Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Rruga e lumturisë qëndron në freskimin e shpirtit në frymën e paqes, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri tjetrit, virtyte mbi peshën e të cilave na mëson kjo festë.” shlkruan Grubi/Top24
Të nderuar besimtarë,
Me urimet më të përzemërta për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja, ua uroj festën e Kurban Bajramit.
Rruga e lumturisë qëndron në freskimin e shpirtit në frymën e paqes, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri tjetrit, virtyte mbi peshën e të cilave na mëson kjo festë.
Le të jetë qëllim i yni i përditshëm praktikimi i veprave të mira dhe përpjekja e sinqertë për tu bërë arsye për lumturinë e njëri – tjetrit.
Gëzuar!



