Lajme

Krenar Lloga takim me Gillian Stirk, Shefe e misionit për të vëzhguar zgjedhjet e ardhshme të OSBE-Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR)

Ministër i Drejtësisë poashtu Sekretar Gjeneral – Aleanca për Shqiptarët Krenar Lloga gjatë ditës së sotshme zhvilloi takim me me Gillian Stirk, Shefe e misionit për të vëzhguar zgjedhjet e ardhshme të OSBE-Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Lloga në rrjetet sociale shkruan mbi diskutimet e takimit të sotshëm ku ndër të tjerash potencon që e ka informuar ambasadoren Strik për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë në periudhën e kaluar për të mundësuar një proces të drejtë zgjedhor. Bëhet fjalë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilin janë inkorporuar një pjesë e madhe e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe mbrojtjen që e jep Kodi Penal, i cili përmban një kapitull të veçantë të dispozitave me të cilat kriminalizohen veprat kundër zgjedhjeve dhe votimit.

Mbetet sfidë për institucionet që gjatë fushatës zgjedhore, të përballen me sukses me gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close