LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Ali Ahmeti mbetet i pamposhtur, “Fronti” forca e dytë politike në vend

Fronti Europian doli të jetë fitues në kampin politik shqiptar kundrejt VLEN-it me rezultat 19-13 me mandate.

Për këtë ka shkruar zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ka thënë se “Fronti” është fitues i dyfishtë.

Shton se “Fronti Europian” është forca e dytë politike në shtet, dhe kjo sipas Grubit ka ndodhur për herë të parë në histori të shtetit që një parti shqiptare të jetë e dyta në vend.

“Ali Ahmeti sërish shënon fitore të madhe dhe mbetet i pamposhtur në skenën politike në vend. Fronti Europian e ka shumicën e dyfishtë në Kuvend Fronti Europian është fitues i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Fronti Europian ka 19 deputetë, opozita 13 deputetë. Fronti Europian është forca e dytë në shtet, për herë të parë në historinë e vendit”, ka shkruar Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close