LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi: Në shumë komuna shqiptare po ndodh një referendum i vërtetë

Gjatë një press konference të mbajtur nga Arbër Ademi nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ftoi  të gjithë qytetarët të realizojnë të drejtën e votës, për të ardhmen e tyre për fëmijët e tyre, të vendosin vet perfaqësuesit e popullit të vet. Fjalimi i plotë:

““Të nderuar përfaqësues të mediave deri sa ka mbetur edhe rreth një orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve jemi jashtëzakonisht të kënaqur me pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në këto zgjedhje.

Në shumë komuna shqipëtare po ndodh një referendum i vërtetë ku populli e mer fatin në duart e veta, kjo dalje masive është dëshmi e vetëdijes sonë kombëtare dhe e besimit në forcën e votës si mjeti më i fuqishëm demokratik për ndryshim dhe përfaqësim të denjë.

U bëjmë thirje të gjitha institucioneve përgjegjëse që në këto momente të fundit të jenë në nivelin më të lartë të detyrës, të garantojnë qetësi, rregull dhe transparencë të plotë të të gjithë proçesit.

Ndërkaq i ftojmë të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin tani të votojnë, të realizojnë të drejtën e votës, të vendosin vetë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, sepse vetëm ju të dashur qytetar me votën e juaj zgjedhni përfaqësuesit e popullit tuaj.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close