LajmeMaqedoni

9 vite premtime për shkollën në Reçicë të Vogël, autoritetet presin që të jetë gati për vitin e ri shkollor (FOTO)

Shkolla në Reçicë të Vogël e cila premtohet nga kryetarja e komunës së Tetovës gati 9 vite, filloi të ndërtohet 13 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 ndërsa pritet të jetë gati brenda dhjetë ditëve, gjegjësisht para më pak se dy muaj nga zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2021. Komuna e Tetovës nuk u përgjigj në pyetjet e Portalb.mk kurse ministrja Carovska tha se janë në fazën përfundimtare dhe se do të na ftojnë në prerjen e shiritit. Punimet në terren vazhdojnë në mënyrë intensive, sipas punonjësve pritet të mbarojnë deri në fund të gushtit, shkruan Portalb.mk.

Shkolla në fillore në Reçicë të Vogël është premtuar disa here gati se një dekadë tani, si nga pushteti lokal po ashtu edhe nga ai qendror. Siç duket pritjes i ka ardhur fundi dhe shkolla është në fazën e saj përfundimtare, të paktën kështu thonë autoritetet lokale dhe qendrore. Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndërtimi i kësaj shkolle e cila është nevojë shumëvjeçare e banorëve të Reçicës së Vogël ju ka kushtuar 84,34 milion denarë.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi me 24 korrik nëpërmjet rrjetit të saj Facebook nëpërmjet një videoje paralajmëroi se ndërtimet janë në fazën përfundimtare dhe se deri në shtator shkolla pritet të jetë gati.

“Sipas informacioneve që morëm sot nga kompania e cila i realizon punimet, parashikimet janë që në shtator të jenë të gatshme dhe të dorëzohet si punë, prandaj do të isha shumë e lumtur në qoftë se do të arrinim që ky vit shkollor të fillojë me prezencë fizike dhe njëkohësisht sa më shumë nxënës të munden ta shfrytëzojnë këtë objekt të ri shkollor”, tha Tetuta Arifi me 24 korrik.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close