LajmeTrashëgimia Kulturore

80 fotografi nga Lidhja e Prizrenit u ekspozuan për herë të parë

Në 80-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes së dytë të Prizrenit, në qytetin e Lidhjes u hap ekspozita me fotografi të atdhetarëve që kontribuuan në mbajtjen e Kuvendit të asaj kohe, e që ishte vazhdimësi e Lidhjes së vitit 1878, ndërsa kishte për qëllim bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Për herë të parë publikut prizrenas iu prezantua edhe një periudhë e ndritshme e historisë së kombit. Janë këtu 80 figura të atdhetarëve të kohës që në shtator të vitit 1947 mblodhën Kuvendin e dytë të Lidhjes së Prizrenit, që u quajt vazhdimësi e lidhjes së vitit 1878.

Ekspozita tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve .

Pas një pune të gjatë, në përvjetorin e 80 u mbajt në Prizren konferenca shkencore, ku akademikët u paraqitën me 12 kumtesa e më pas u hap edhe ekspozita.

“Kemi përzgjedhur 80-të figura , të cilët kanë kontribuar në organizimin e Lidhjes së Prizrenit , në komitetin Qendrorë dhe anëtarë të komiteteve të rretheve, siç janë për shembull nga Mali i Zi, nga Maqedonia, si dhe nga trojet tjera të viseve të liruara”, tha Nexhat Çoçaj, organizator.

Kuvendi u mbledh në Prizren, nga data 16 deri më 20 shtator 1943. Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare./Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close