
Kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani po e përmbyll mandatin e dytë si kryetar i kësaj komune duke shprehur ambicje edhe për një mandat të tretë.
Komuna e Vrapçishtit është udhëhequr pothuajse për 8-të vite nga Shabani por për këto tetë vite Shabani ka lënë për të dëshiruar për infrastrukturën rrugore në komunën që drejton.
Top24 ka vizituar fshatin Negotinë ish komuna e Negotinës dhe ka vizituar lagjet në këtë fshat madje edhe rrugën në qendër të fshatit e cila është pothuajse tërësisht e shkatëruar. Me të parë prezencën tonë në Negotinë banorët na shoqëruan në disa rrugë të fshatit madje na drejtuan edhe në rrugën që lidhë fshatin Kalishtë me fshatin Negotin rrugë kjo e cila ishte pothuajse e pa kalueshme ose e kalueshme me shumë kujdes përshkak të gjendjes në të cilën është.
Top24 ju ka sjellur fotografitë nga fshati Negotinë dhe infrastruktura e saj nga vetëm disa lagje, ndërsa brenda javës do të ju sjellim pamje edhe nga fshati Dobërdoll, Gradec, Senakos si dhe në Vrapçisht lokacion ky ku edhe është vendosur komuna e Vrapçishtit, shkruan Top24















