
Ministri i shëndetsisë së RMV, Venko Filipçe në televizionin maqedonas SITEL ka thënë se në Maqedoninë e Veriut deri tani janë dhënë rreth 1milion doza të vaksinës kundër Korona Virusit, shkruan TOP24.
Ministri Filipçe ka theksuar se procesi i vaksinimit është rruga e vetme për dalje nga kjo gjendje dhe mënyra e vetme të arihet imuniteti kolektiv, ai shtoi më tej se vaksinat janë të sigurta dhe nuk kanë efekte anësore nga ato të zakonshmet si skuqje dhe temperaturë.
E rëndësishme është të vaksinohen qytetarët kështu ndodhë në gjithë botën. Kjo është rruga e vetme të dalim nga pandemia dhe ta kthejmë sërish jetën në normalitet. Edhe tek ne numrat tregojnë se vaksinimi tregon rezultat. Nga 1milion vaksinat e aplikuara nuk kemi efekte të padëshiruara që janë më serioze nga ato rëndomtat, skuqje, ritje temperature. Apeloj në kyqjen aktive të këtij procesi që sa më shpejtë ta arijmë atë që duam dhe e quajm imunitet kolektiv, tha ministri i shëndetsisë Venko Filipçe, shkruan TOP24




