
Me konceptin e ri dhe nndryshimet ligjore me të cilat motivohen edhe mësuesit, ministreja e arsimit thekson se mund të kemi arsimim të shëndoshë të cilën do ta arinim në periudhë prej 6 vitesh shkruan TOP24.
Koncepti i ri për arsimin fillorë për herë të parë vihet nxënësi në qendër po poashtu ajo krijon edhe ndryshime ligjore të cilat do ti motivojnë mësimdhënësit. Një nga ndryshimet është se mësimdhënësit do të punësohen në kohë të pacaktuar dhe në këtë formë do të ndërpritet keqpërdorimi i kuadrit asrimorë.
Këto komente i bëri ministreja e arsimit Milla Carovska gjatë fillimit të trajnimit pët 44 mësimdhënisit të cilët do të jenë pjesë e ekipit nacional.
„Mësimdhënësit që do të jenë pjesë e kuadrit mësimdhënës në këasat e para dhe të katërta tani më i kanë pasrtuar dilemat për një numër të punëve se si duhet realizuar dhe se cila është ajo që do të fitojmë nga ky koncept. Qëllimi i trajnimit për kuadrin mësimdhënës është që sa më të përgaditur të futen në shkolla dhe ti realizojnë programet mësimore për klasat e para dhe të katërta ashtu siç është planifikuar” tha ministreja Milla Carovska shkruan TOP24.
Tanitrajnuesit do duhetbtë përgaditin trajnime të cilat do duhet ti realizojnë me mësuesimdhënësit tjerë në tre module. Njëri në maj, i dyti në 15 qershor dhe 15 korik dhe i treti do të jetë njëditorë në fillim të vitit shkollorë.
“Kjo reformë për herë të parë e vendos fëminë dhe nxënësin në mes, por kujdesi i mësuesit është i pashmangshëm dhe para së gjithash, sepse asnjë koncept, asnjë program mësimorë nuk mund të jetë i mirë nëse mësimdhënësit nuk janë mirë të trajnuar dhe mjaftueshëm të motivuar” thotë më tej Milla Carovska përcjellë TOP24.



