LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Arjanit Hoxha pret në takim ambasadorin e Çekisë, Mirosllav Toman

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka pritur në një takim ambasadorin e Republikës Çeke, Shkëlqesinë e Tij, Mirosllav Toman.
“Ambasadori çek njoftoi se në muajin shtator vendin tonë do ta vizitojë Ministri i Bujqësisë së Republikën Çeke , i cili së bashku me një delegacion të përbërë nga afaristë, të cilët do të realizojnë takime me përfaqësues nga sektori i biznesit nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi dhe gjetjen e mundësive të reja në tregti”, shkroi ministri Hoxha përcjell TOP24.
Sot në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave realizova takim pune me Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Mirosllav Toman.
Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin e këtyre dy vendeve mike në sektorin e bujqësisë si një nga sektorët më të rëndësishëm në sferën e zhvillimit ekonomik.
Ambasadori çek njoftoi se në muajin shtator vendin tonë do ta vizitojë Ministri i Bujqësisë së Republikën Çeke , i cili së bashku me një delegacion të përbërë nga afaristë, të cilët do të realizojnë takime me përfaqësues nga sektori i biznesit nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi dhe gjetjen e mundësive të reja në tregti.
Amabadori Toman u zotua se Çekia, si një vend anëtar i BE-së, edhe në të ardhmen do ta rris edhe më shumë bashkëpunimin në çdo sferë të bujqësisë. Unë e falenderova për bashkëpunimin e ofruar dhe për përkrahjen që po na jep Republika e Çekisë drejt rrugës sonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close