LajmeMaqedoniTopLajm

50 milionë euro për infrastrukturën ujore në komuna/ Grubi: Kujdesemi për jetë më të mirë

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Qeveria në seancën e fundit ka miratuar vendim për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milionë euro për rregullim të infrastrukturës ujore në komuna.

Në seancën e fundit të mbajtur të Qeverisë miratuam vendimin për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milion eurove të siguruara nga Banka Evropiane Investuese, të cilat do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës ujore në komunat e vendit.

Këto mjete së shpejti do t’u ndahen si donacion të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe komunat e Qytetit të Shkupit përmes Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për realizimin e investimeve prioritare për:

rrjetet e ujësjellësit,

rrjetin e kanalizimeve,

stacione të pastrimit të ujërave të zeza, si dhe

pajisje për përmirësimin e infrastrukturës ujore në territorin e tyre.

Një pjesë e mjeteve, respektivisht nga 200 mijë euro do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat, ndërsa pjesa tjetër е mjeteve do të përcaktohet në bazë të numrit të banorëve që ata kanë. Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close