LajmeRajon

42,060 fëmijë u mbështetën vitin e kaluar, Rama: Bonusi i bebes do të vijojë

Kryeministri Edi Rama tha sot, ndërsa njoftoi se janë 11 fëmijë të ardhur në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, se ata do të mbështeten me bonusin e bebes.

“Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu sikurse u mbështetën 42,060 fëmijë gjatë vitit 2022 e do të vijojnë të mbështeten me këtë program, ju uroj një vit të mbarë e të shëndetshëm”, u shpreh Kryeministri në rrjetet sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi mëngjesin e sotëm të porsalindurit në dy maternitetet e Tiranës, duke iu dorëzuar bonusin e bebes dhe duke falenderuar stafet mjekësore që ishin në detyrë në natën e ndërrimit të viteve dhe në këtë ditë të parë të Vitit të Ri.

“Jam sot këtu për të dhënë me kënaqësi bonusin e bebes për fëmijët e parë të vitit 2023, ashtu siç kemi bërë gjatë 2022 nëpërmjet programit të qeverisë sonë nga i cili kanë përfituar rreth 42 mijë të porsalindur. Dhe që prej fillimit të këtij programi në vitin 2019 janë rreth 159 mijë të porsalindur qëkanë përfituar nga bonusi i bebes. Ne do të vazhdojmë me programet tona për mbështetjen e fëmijëve”, tha Manastirliu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close