LajmeMaqedoni

37 kanditatë paraqiten për anëtarë të Këshillit Programor të RTM-së

Në Konkursin publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë janë paraqitur 37 kandidatë. Se sa prej tyre do të paraqiten para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend, do të varet nga ajo nëse do t’i plotësojnë kushtet pas përfundimit të përzgjedhjeve administrative, informuan nga shëbimi për media i Kuvendit.

Në Kuvend për nesër është caktuar seancë e Komisionit për çëshjte të zgjedhjeve dhe emërimeve për shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 55/2025).

Këshilli programor i RTM-së ka 13 anëtarë, të cilët i zgjedh Kuvendi me propozimin e propozuesit të autorizuar. Këshilli ka kryetar dhe nënkryetar. Mandati i anëtarëve të Këshillit programor është pesë vjet me të drejtë për edhe një mandat tjetër

Related Articles

Back to top button
Close
Close