LajmeMaqedoni

342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj do t’i vëzhgojnë zgjedhjet e sotme presidenciale

Zgjedhjet do të monitorohen nga 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes, numri më i madh i vëzhguesve që kanë monitoruar zgjedhjet në vend. Nga ky numër, pjesën më të madhe e zënë vëzhguesit e OSBE-ODIHR, gjithsej 375 vëzhgues.

Nga 942 vëzhgues, 342 janë vendas dhe 568 të huaj. Vëzhguesit vendorë më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillimin e inovacioneve shoqëroro-sociale “WAKE UP” – Shkup – 182. Zgjedhjet do të ndiqen nga delegacion prej 14 vëzhguesish nga Kuvendi Parlamentar i Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga deputeti zviceran Alfred Her.

Në mesin e organizatave dhe shoqatave të cilat janë të akredituara për ndjekje të zgjedhjeve në vend janë: CIVIL-Qendra për Liri, Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive “Inkluziva Kumanovo”, Fondacioni “Romët për demokracinë” -Shkup, Instituti Nacional Demokrat për Punë të Jashtme, Washington SHBA-degë në RMV, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjedhore, reforma dhe trajnime të Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup, Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci-Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për shefin e shtetit do t’i ndjekin edhe 32 gazetarë të huaj, në mesin e të cilëve nga Agjencitë, Rojters, Frans press, Euronews Albania, Agjencia Evropiane e Fotove të Shtypit, Al Jezeera Balkan, redaksia e Maqedonisë e Zërit të Amerikës, mediume nga Shqipëria, Kosova dhe vende tjera.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 8 maj, ditë e cila do të përkoj edhe me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close