
Bashkimi Demokratik për Integrim shënon sot 24-vjetorin e themelimit, duke rikujtuar rrugëtimin e saj politik që nga viti 2002 e deri më sot. E themeluar pas konfliktit të vitit 2001, nga Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij, BDI u paraqit në skenën politike me synimin për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe ndërtimin e një shteti më të barabartë dhe më demokratik, shkruan Top24
Gjatë këtyre 24 viteve, partia ka qenë pjesë e shumicës së qeverive në vend, duke luajtur rol të rëndësishëm në proceset politike dhe integruese të Maqedonisë së Veriut. Nga zbatimi i dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit, avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe, deri te anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, kryenparlamentarin eparë shqiptarë dhe së fundmi edhe kryeministrin e parë shqiptare.
Nga ana tjetër, kundërshtarët politikë vazhdojnë të kritikojnë periudhat e gjata të qeverisjes së BDI-së, duke kërkuar më shumë përgjegjësi për çështje që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.
Pavarësisht dallimeve politike, 24-vjetori i themelimit paraqet një moment reflektimi për rolin që BDI ka luajtur në skenën politike të vendit dhe ndikimin e saj në proceset që kanë shënuar historinë moderne të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“24 vite në shërbim të kauzës së barazisë, integrimit dhe perspektivës evropiane”, është një nga mesazhet që shoqëron këtë përvjetor të partisë më të madhe shqiptare në vend.



