BotaLajmeMaqedoniTopLajm

Pajxherët që eksploduan në Liban ishin prodhuar në Hungaria

Pajxherët e përdorur në sulmet e djeshme në Liban u prodhuan nga një kompani me bazë në Budapest t Hungarisë, e cila ishte e autorizuar të përdorte markën tregtare të kompanisë tajvaneze Gold Apollo. Pajxherët janë prodhuar nga BAC Consulting KFT, me qendër në kryeqytetin e Hungarisë, tha sot Gold Apollo, duke vënë në dukje se BAC është e vetmja përgjegjëse për prodhimin. Ekspertët besojnë se materiali shpërthyes ishte vendosur në pajxher para dorëzimit dhe përdorimit të tyre.

Kryetari i Gold Apollo, Hsu Ching-kuang tha se kompania kishte një marrëveshje autorizimi me BAC për tre vitet e fundit.Të paktën 12 njerëz u vranë dhe 2,800 u plagosën kur pajcherët e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në Liban.

Related Articles

Back to top button
Close
Close