
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe ish kryetari i komunës së Çairit për disa mandate në prag të kandidimit të tij për zgjedhjet lokale të Tetorit është kujtuar që kujtoj ngjarjet e “Bit Pazarit” ku në 6dhe 7 Nëntor të vitit 1992 ku jetën e humbën 3 qytetarë shqiptarë dhe një maqedonas. Ajo që bie në sy është se në pllakën përkujtimore shkruan Komuna e Çairit dhe jo qeveria e Maqedonisë së Veriut ku Mexhiti është zëvendëskryeministër. Keqpërdorimi i kësaj ngjarje për pikë politike është të hedhësh kyp në plagën e hapur. Nga ana tjetër është edhe më hipokrite dhe ashiqare duket që kjo po përdoret për konsum ditorë pasi kjo pllakë nuk vendoset në datën e kur kanë nodhur ngjarjet në 6dhe 7 Nëntor por ndodh në fund të Korrikut pasi kjo sipas Mexhiti do ti sjellë një mundësi më shumë.
Mexhiti ka pasur mundësi që këtë pllakë përkujtimore ta vendos sa ishte vet kryetar komune për 3 mandate por edhe më pas gjatë qeverisjes së Visar Ganiut për dy mandate kur indirekt Mexhiti ka menaxhuar komunën, shkruan Top24



