Zjarr në një shtëpi-depo në Bit Pazar të Shkupit, intervenojnë gjashtë automjete zjarrfikëse

Një zjarr ka shpërthyer në një objekt që shërben si shtëpi dhe depo në zonën e Bit Pazarit në Shkup.

Nga QMK-ja njoftojnë se ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit janë në terren dhe po intervenojnë me gjashtë automjete zjarrfikëse.

Për shkak të angazhimit të zjarrfikësve në terren, informacione më të detajuara pritet të bëhen të ditura më vonë.

“Qendra për Menaxhim me Kriza – Shkup njofton se në afërsi të Bit Pazarit po digjet një shtëpi (depo) dhe se aktualisht Brigada e Mbrojtjes Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit po intervenon me gjashtë automjete zjarrfikëse. Për shkak të angazhimit të zjarrfikësve, informacione më të detajuara do të bëhen të ditura më vonë”, thonë nga QMK-ja.