Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri përmes një postimi në profilin e saj ka reaguar pas raportimeve në disa rrjete sociale se ajo posedon prona dhe shtëpi gjithëandej. Në reagimin esaj Kaltrina Zekolli Shaqiri shkruan se “është e ulët dhe e padrejtë që të sulmohem për pasurinë time, e cila nuk është krijuar në politikë, nuk është fituar nga pozita dhe nuk ka asnjë lidhje me funksionin që ushtroj sot. Gjithçka që kam, e kam deklaruar publikisht dhe e kam paraqitur pranë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Asgjë nuk kam fshehur, asgjë nuk kam lënë pa deklaruar. Pasuria ime është fituar në mënyrë të ligjshme, përmes procedurave të trashëgimisë, dhe ekziston shumë kohë përpara se unë të merrja ndonjë përgjegjësi ekzekutive”, shkruan Top24
Reagimi i plotë i Kaltrina Zekolli Shaqirit:
Dua ta them me shumë qartësi, por edhe me keqardhje: është e ulët dhe e padrejtë që të sulmohem për pasurinë time, e cila nuk është krijuar në politikë, nuk është fituar nga pozita dhe nuk ka asnjë lidhje me funksionin që ushtroj sot.
Gjithçka që kam, e kam deklaruar publikisht dhe e kam paraqitur pranë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Asgjë nuk kam fshehur, asgjë nuk kam lënë pa deklaruar. Pasuria ime është fituar në mënyrë të ligjshme, përmes procedurave të trashëgimisë, dhe ekziston shumë kohë përpara se unë të merrja ndonjë përgjegjësi ekzekutive.
Nuk kam arsye të fshihem, të justifikohem apo të kem frikë nga e vërteta. Përkundrazi, jam krenare që çdo gjë që kam mund ta dëshmoj, ta dokumentoj dhe ta bëj publike. Transparenca nuk është detyrim vetëm kur dikush të akuzon, por është parim që duhet ta kesh gjatë gjithë jetës publike.
Më vjen keq që në vend të debatit për punën, rezultatet dhe përgjegjësitë institucionale, zgjidhet rruga e sulmeve personale. Por e vërteta nuk ndryshon nga zhurma dhe as nga shpifjet.
Do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim, të shërbej me përgjegjësi dhe të mbetem e fokusuar te rezultatet dhe interesi i qytetarëve. Sepse besoj se përgjigjja më e mirë ndaj çdo zhurme mbeten puna, integriteti dhe rezultatet që flasin vetë.