Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rritur ndjeshëm shpenzimet energjetike të Bashkimit Evropian. Sipas saj, importet e naftës dhe gazit i kanë kushtuar bllokut 127 miliardë euro më shumë.
Pasojat ekonomike të ndërprerjes së lundrimit në këtë rrugë detare, Von der Leyen i ka përmendur gjatë samitit “WinWin Brussels Summit”, të mbajtur në Bruksel dhe të përqendruar te sipërmarrjet e reja.
“Evropa ka paguar 127 miliardë euro shtesë për të importuar lëndë djegëse fosile, por nuk ka marrë më shumë energji. Kjo kosto vjen e gjitha nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit”, është shprehur ajo.
Von der Leyen ka paralajmëruar se varësia nga energjia e importuar e ekspozon më shumë Evropën ndaj pasojave të krizave globale.
“Importimi i naftës dhe gazit mund të sjellë me vete edhe ndikimin e krizave dhe goditjeve ndërkombëtare”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian.


