mëson se sot pasdite ka ndodhur një vjedhje në Xhaminë e Pashës në Tetovë. Sipas informacioneve të para, personi i dyshuar është kapur në flagrancë nga odborri i xhamisë, i cili menjëherë ka njoftuar Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë.
Policia ka intervenuar në kohë, ndërsa sipas informacioneve të Tema.mk, personi është arrestuar dhe është shoqëruar nga policia.
Për rastin pritet të ketë më shumë detaje gjatë ditës së nesërme, pas njoftimit zyrtar nga autoritetet.


