Video/ Moment i sikletshëm në stadium, DJ harron minutën e heshtjes dhe vendos muzikë gjatë homazhit për futbollistin spanjoll

Një moment emocional në nderim të futbollistit Jesus de Miguel u ndërpre papritur nga një incident i pazakontë përpara ndeshjes mes Getafe dhe Brighton, e vlefshme për UEFA Conference League.

Por, ndërsa stadiumi ishte përfshirë nga heshtja dhe emocionet, situata u ndërpre nga muzika që nisi të luhej papritur përmes sistemit zanor të impiantit.

Sipas raportimeve, bëhej fjalë për një gabim të DJ-it të stadiumit, i cili aktivizoi muzikën në momentin kur të gjithë po nderonin kujtimin e futbollistit të ndjerë.

Ngjarja shkaktoi një situatë të sikletshme në stadium, duke ndërprerë për pak çaste homazhin për De Miguel.

Vdekja e tij ka tronditur futbollin spanjoll, ndërsa pas ngjarjes tragjike kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit dhe homazhet nga komuniteti i futbollit.